AKTUALITET, 20 Janar 2026, 12:05

Vendimi/ U shkarkua nga kryetarja e komanduar, 'Administrativja' rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi

Vendimi/ U shkarkua nga kryetarja e komanduar, 'Administrativja'

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, duke shpallur të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra.

Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim me ligjin, duke përbërë një shkelje të standardeve ligjore dhe procedurale.

Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim.

Alban Dokushi u shkarkua nga detyra me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë Anuela Ristani, pas arrestimit të Erion Veliajt!

Vendimi/ U shkarkua nga kryetarja e komanduar, 'Administrativja'