TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish zyrtarëve të pandehur, për të cilën SPAK i akuzoi për shkelje në një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë në ARRSH.
Me konkretisht, GJKKO ka pushuar akuzat për 6 ish-zyrtarë të ARRSH-së të cilët akuzoheshin për shkelje me tenderin 22 mln euro të Lotit I të Unazës së Re. Sipas GJKKO, ndjekja penale u parashkrura pasi kaloi fati 5-vjeçar.
Vendimi përfshin Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi, të cilët ishin të dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, të kryer në bashkëpunim.
Ata akuzoheshin nga SPAK për se gjatë procedurës tenderuese kanë favorizuar kompaninë ‘Salillari' të Pëllumb Salillarit për të fituar tenderin, së bashku me kompaninë tjetër “Bajrami N”.
Sipas GJKKO pushimi i akuzave u vendos për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
Të pandehurit janë:
Arbër Troka
Miranda Shkurti
Nikollaq Mihali
Almir Hoxhaj
Erjon Zemanaj
Admir Pahumi
Nga hetimet e SPAK u konstatua se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërmarrë veprime që kanë cenuar rregullsinë e procedurës së tenderimit dhe kanë dëmtuar interesat ligjore të shtetit shqiptar.

