TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët mbi uljen e çmimit të energjisë elektrike, tha se kjo dhe rritja e bonusit të pensioneve nuk është për fushatë elektorale. Më tej shton se bonusin e pranverës, pensionistët do e marrin që në shkurt dhe nuk kanë pse presin të mbarohen zgjedhjet.
Më herët ishte parashikuar që bonusi i pranverës të lëshohej gjatë muajit shkurt, mirëpo kryeministri lajmëroi sot afrimin e datës së dhënies së bonusit.
'Nuk do presi as ekonomia të mbarojë zgjedhjet dhe të marri atë që i takon. Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt.
Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë.
Kështu që nuk kam asnjë shqetësim. Nëse i referoheni arkivave, para disa muajsh e kam thënë prisja që ministra e Energjisë të bënte projeksionet për uljen e çmimit", deklaroi Rama.'