AKTUALITET, 27 Nëntor 2024, 10:59

Vendimi/ Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ministri Blendi Gonxhja: Ja sa para do të përfitojnë

Vendimi/ Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët,

Qeveria ka miratuar ditën e sotme bonusin e fundvitit për pensionistët, që do të fillojë të shpërndahet nga java e dytë e muajit dhjetor.

“Miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, që është më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Nga të cilët 511 173 pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 150 euro bonus këtë fundvit dhe 213.7600 pensionistë që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojmë 100 euro.

Theksoj se të gjithë pensionistët invalid, pensione familjare, fëmijë jetim, pavarësisht se sa pension marrin do të kenë bonus të plotë 15 mijë lekë, përfshihet në këtë bonus fundviti dhe një kategori tjetër që janë pensionet e parakohshme të ushtarakëve”, tha ministri.