AKTUALITET, 1 Shkurt 2025, 10:24

Vendimi për emigrantët/ Zemërimi i Melonit pasi Apeli shpalli të pavlefshme arrestimet: Përpara “me kokën lart”, synohet Gjykata e Kasacionit

Vendimi për emigrantët/ Zemërimi i Melonit pasi Apeli shpalli

Përpara me gjithë forcën, «me kokën lart» dhe me timonin drejtuar brigjeve të Shqipërisë. Giorgia Meloni është më e zemëruar se kurrë dhe nuk do t’i japë opozitës kënaqësinë e mbylljes së qendrave në Shëngjin dhe Gjadër. Kryeministrja vazhdon përpara, sepse është gjithnjë e më e bindur se «qeveria është në të drejtën e saj».

Gjykata e Apelit nuk ka konfirmuar ndalimin e 43 migrantëve dhe ajo tashmë ka vendosur strategjinë: ankimim në Kasacion. Kjo, pasi në Palazzo Chigi dhe Ministrinë e Brendshme, vendimi për të pezulluar gjykimin në pritje të verdiktit të Gjykatës së Drejtësisë të BE-së është interpretuar si një shenjë dobësie nga ana e gjyqtarëve.

Në Palazzo Chigi druheshin një tjetër goditje ligjore, gjë që në një farë mënyre shpjegon tonet e ashpra të Melonit kundër një prej shtyllave të arkitekturës kushtetuese. Të enjten, duke iu përgjigjur gazetarit Nicola Porro, kryeministrja kishte sulmuar gjyqtarët që, sipas saj, «fatmirësisht janë të paktë», por që synojnë të vendosin politikën e imigracionit dhe të reformojnë drejtësinë. Dhe dje, ajo u bind edhe më shumë se qëndrimi i saj kundër të ashtuquajturave «togat e kuqe», një kujtim nga epoka e Berlusconit, ishte zgjedhja e duhur. Kështu që, menjëherë pas vendimit, ajo i besoi burimeve qeveritare shprehjen e «habisë së madhe dhe të thellë» për vendimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të cilëve qeveria u kishte deleguar përmes një dekreti detyrën për të vendosur mbi fatin e refugjatëve, pas vendimeve gjyqësore që nuk ishin në favor të saj.

«Sipas nesh, nuk ka nevojë të pritet vendimi i drejtësisë evropiane», është reagimi jozyrtar i qeverisë. Sekretari i Shtetit, Giovanbattista Fazzolari, ka ngarkuar partinë me detyrën për të sulmuar Gjykatën e Apelit për «mosrespektimin e vendimit të Kasacionit», sipas të cilit i takon qeverisë të përcaktojë «vendet e sigurta». Në një nga mesazhet e saj në rrjetet sociale, Meloni është paraqitur si një lidere që «punon pa u ndalur për të sjellë rezultate për Italinë». Ndërsa jashtë Palazzo Chigi-t, në korridoret e gjykatave dhe në partitë e opozitës, «ka nga ata që përpiqen më kot t’i rrëzojnë». Sulmi ndaj gjyqësorit, ose kundërsulmi, ka efekt elektoral dhe ajo e thekson këtë duke postuar sondazhin e Supermedia Youtrend. Nëse partia e saj FdI rritet me 0.5% nga 16 janari dhe arrin në 30.1%, kjo do të thotë se «pavarësisht sulmeve të panevojshme dhe përpjekjeve për të destabilizuar qeverinë, mbështetja e italianëve mbetet e qëndrueshme».