AKTUALITET, 24 Janar 2025, 09:18

Vendimi/ Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn

Vendimi/ Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzon kërkesën e Klajdi Merkaj për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.  Vendimi u dha mëngjesin e kësaj të premte nga gjyqtari i çështjes Bib Ndreca.

35 vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja, ndërsa nga hetimet e SPAK deri më tani, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.