AKTUALITET, 24 Prill 2026, 11:03

Vendimi/ Operacioni antidrogë në Tiranë, gjykata lë në burg 14 persona, tjetrit i caktohet masa ‘arrest shtëpie’

Vendimi/ Operacioni antidrogë në Tiranë, gjykata lë në

Gjykata e Tiranës la në burg 14 nga 15 personat e arrestuar, në kuadër të një grupi që shiste lëndë narkotike.

Gjykata liroi nga qelia me masën “arrest shtëpie” vetëm Ilir Barutin, për shkak të moshës si dhe problemeve shëndetësore.

Në “arrest me burg” u lanë  Arsen Shahollari, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond  Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.

Arrestimi i tyre u krye nga policia me urdhër të prokurorisë së kryeqytetit, për shitje të lëndë narkotike të llojeve te ndryshme në disa zona të Tiranës.

Në total gjykata penale firmosi 31 masa sigurie, por vetëm 15 prej tyre u ekzekutuar, 16 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.