TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përjashtimit të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, Partia Demokratike përjashtoi sot edhe katër anëtare të tjera: Alesia Balliun, Doris Madhin, Zheni Gjergjin dhe Rudina Allën.
U raportua se vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Partisë Demokratike në Elbasan, e cila u zhvillua me një pjesëmarrje të kufizuar. Ky fakt është konfirmuar për median edhe nga vetë Alesia Balliu, e cila shprehet se në mbledhjen e djeshme kanë qenë rreth 15 anëtarë, të cilët sipas saj as nuk kanë votuar, duke pretenduar se nuk është respektuar kuorumi i nevojshëm.
Ajo e ka cilësuar këtë vendim të pavlefshëm dhe të motivuar politikisht. Sipas saj, përjashtimi nuk është miratuar nga strukturat përkatëse të degës, as nga kryesia, por është një vendim i marrë në mënyrë të njëanshme.
“Vendimi është nul, nuk jemi përjashtuar, pasi as kryetari i degës, as Kryesia nuk e kanë votuar. Ka qenë vendim personal i Sali Berishës, Flamur Nokës dhe Blendi Himçit, që e ka propozuar. E gjitha është bërë vetëm që unë të mos garoj për kryetare të Partisë Demokratike. I ka kapur frika nga gara. Në mbledhjen e djeshme kanë qenë 15 veta, dhe ata nuk kanë votuar”, tha Balliu, teksa ka njoftuar se do të ankimojë vendimin, duke kërkuar rishqyrtimin e tij në instancat përkatëse.