AKTUALITET, 19 Janar 2026, 12:31

Gjyqi, shtyhet në 2 shkurt seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Gjyqi, shtyhet në 2 shkurt seanca për kryebashkiakun e Tiranës,

Seanca në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, për çështjen ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj është shtyrë sërish. Seanca e radhës është caktuar për më 2 shkurt dhe ende nuk ka një verdikt nga gjykata.

Veliaj u paraqit këtë të hënë në GJKKO së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në gjykatë ishin të pranishëm dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Palët ende nuk kanë paraqitur mbrojtjen e tyre, ndërsa mbetet për t’u vendosur nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.

Gjykata i ka dhënë kohë avokates së caktuar kryesisht Valentina Teodoresku të takoj Veliaj në burg dhe të konsultohet për mbrojtjen.