TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria shtyn afatin për shqyrtimin e dosjeve të pronave dhe kompensimin për ish-pronarët.
Ministri Ulsi Manja tha se qeveria vendosi të shtyjë deri në dhjetor 2027 shqyrtimi i dosjeve, ndërsa afati i kompensimit të ish-pronarëve u shty deri në vitin 2028.
Manja: Sot kemi dy lajme të mira për ish pronarët, sapo kaluam në mbledhje një ndryshim në ligjin për përfundimin e proceseve të pronës dhe kompensimin e ish-pronarëve.
Janë 2 ndryshime që kanë të bëjnë me shtyrjen e afatit për shqyrtimin e dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve.
Ndryshojmë ligjin 133 2015 duke e çuar afatin për shqyrtimin deri në dhjetor 2027, ndërsa afati i kompensimit deri në dhjetor 2028.
Në komunikimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, Manja ka thënë se për këto kompensime në dispozicion është vlera 10 milionë Euro për sipërfaqe rreth 90 mijë metra katrorë.
Ulsi Manja: Sot në Këshillin e Ministrave kemi kaluar një vendim të Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me kompensimin financar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e palegalizuara dhe dua t’i citoj kush janë drejtoritë e legalizimeve që kanë akses në këtë projektvendim dhe që ka të bëjë me kompensimin e ish-pronarëve e zonave me legalizime në këto drejtori: Agjencia Shtetërore e Kadastrës Tirana-Veri, Tirana-Jug, Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Lezhë, Kamëz, Vorë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Kavajë, Shkodër, zonat e stimuluara, Kuçova, Kruja, Korça, Kukësi, Vlora, Fieri.
Sot kemi kaluar këtë vendim për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. Është një vlerë rreth 10 milionë Euro dhe që kompenson një sipërfaqe prone rreth 90 mijë metra katrorë. Ish-pronarët, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtime informale, do të marrin kompensimin në vlerë në masën 10 milionë Euro në total për të gjithë në këto bashki dhe që kompensohen rreth 90 mijë metra katrorë tokë.