TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Artion Saliasi, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin në kundërshtim me ligjin brenda AMP-së të Muçi Shaljani (Sheqerit), i vrarë në një makinë me Gilmando Danin më 11 nëntor pasi dolën nga aeroporti i Rinasit.
Saliasi është marrë i pandehur pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe AMP-së për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është rikthyer në detyrë pasi Apeli i hoqi masën e pezullimit nga detyra rreth 1 muaj më parë. Edhe Gëzim Sala është marrë i pandehur për shpërdorim detyre, pavarësisht se Apeli e ka rikthyer në detyrë.