TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Beratit ka lënë në burg, 39-vjeçarin, S.Likaj, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, vetëm 15 vjeçe.
Mësohet se 39-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe se ka deklaruar se nuk e ka prekur asnjëherë mbesën e tij dhe se gjithçka është sajuar nga kunata, pasi ata janë në konflikt për banesën.
Pasi dëgjoi organin e akuzës dhe të pandehurin, gjyqtari Ervis Koxhaj, ka vendosur cilësimin e ligjshëm të arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin S.Likaj, banues në fshatin Gjeroven në Berat.
S.Likaj u arrestua 3-ditë më parë, pas denoncimit të bërë në DVP-në Berat nga mbesa ,shtetësja N.L,15-vjeçe dhe nëna e saj.
Ai akuzohet për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 200/2 i Kodit Penal.