AKTUALITET, 1 Qershor 2026, 10:09

Vendimi/ Dhunoi protestuesin në Zvërnec, lihet në burg Gerald Biba

Vendimi/ Dhunoi protestuesin në Zvërnec, lihet në burg Gerald

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gerald Bibën, i cili akuzohet për dhunimin e një protestuesi gjatë protestës së zhvilluar pak ditë më parë në zonën e Zvërnecit.

Pas shqyrtimit të materialeve hetimore dhe dëgjimit të palëve, gjykata vendosi që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim deri në vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga banorë dhe aktivistë kundër projektit që po zhvillohet në zonën e Zvërnecit, ku pati tensione mes protestuesve dhe personave të angazhuar për sigurinë e projektit.

Videoja e incidentit u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.