TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i cili u arrestua pas arratisjes spektakolare të të burgosurit Altin Ndoci më 13 janar, ndërsa i është caktuar masa “arrest shtëpie”.
Vendimi është dhënë të hënën nga Gjykata e Durrësit, ku gjyqtari Xhevdet Lika ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Ish-drejtori i IEVP, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të policisë së burgjeve dhe staf civil, dyshohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, me pasojë shkeljen e procedurave për shoqërimin në spital të Altin Ndocit, i cili u arratis, ndërkohë që akuzohet nga SPAK për vepra të rënda penale.