AKTUALITET, 19 Janar 2026, 10:05

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lihet në burg ish-drejtori i burgut të Durrësit! Mjekja, në ‘arrest shtëpie’

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lihet në burg ish-drejtori i burgut

Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg për drejtorin e arrestuar të burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe arrest në shtëpi për mjeken e institucionit Ylfete Sema, duke lënë kështu në fuqi vendimin paraprak për këta dy shtetas.

Ndërkaq të shtunën e kaluar gjykata e Durrësit la në qeli 3 nga 8 të arrestuarit e tjerë për arratisjen e Altin Ndocit, ndërsa dy të tjerë u lanë arrest shtëpie dhe tre detyrim paraqitjeje.

Kujtojmë se më 17 janar, Gjykatës e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 të arrestuarit e tjerë të lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

Sipas vendimit të gjykatës, masa “arrest në burg” u caktua për Komisarin Dezdemon Pazaj dhe dy inspektorët Sali Ferrollari dhe Fatjon Braçi. Masa “arrest në shtëpi” u dha për Komisaren Violeta Uka dhe kryeinfermierin e burgut, Aulon Quku.

Ndërsa masa “detyrim paraqitjeje” u caktua për Kryeinspektorët Dorjan Saraçi dhe Aranit Çela, si dhe për inspektorin Preng Marvataj.

Masat e sigurisë për të arrestuarit:

Komisar Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Komisar Violeta Uka, punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi

Kryeinspektor Dorjan Saraçi, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje

Inspektor Sali Ferrollari, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Fatjon Braçi, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Preng Marvataj, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje

Kryeinspektor Aranit Çela, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje

Kryeinfermier Aulon Quku, punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi