TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erion Veliaj është thirrur nga SPAK për t'u pyetur si person në dijeni për aferat që kanë shpërthyer në Bashkinë e Tiranës.
Ky në fakt ishte një lajm që qarkulloi në disa media. Elvi Fundo e paralajmëroi të enjten në emisionin "Të Paekspozuarit", se Veliaj do të paraqitej në SPAK, pasi i kishin mbërritur dy fletëthirrje nga ky institucion.
Por, ditën e sotme, kryebashkiaku ka "sajuar" një intervistë, ku e shpjegon thirrjen në SPAK nga prokurorët, më shumë si një vajtje vullnetare, ku do të paraqitet me dosje.
Është një rast shumë i rrallë, kur një person i thirrur me ngulm nga prokuroria, bën sikur po paraqitet vetë me dëshirë, për t'ju dhënë prokurorëve informacion për aferën ku janë përfshirë vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt.
“Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim dhe dua jo vetëm të vazhdojmë bashkëpunimin, por dua të jap më shumë informacione, edhe për të sqaruar çështjen e inceneratorëve, edhe për të shpjeguar pse disa media dhe disa gazetarë të influencuar nga politika ngatërrojnë letrën e Bankës Botërore me propozimin e pakërkuar. Kështu që, sa të pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim, më mirë shkoj vetë, bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave dhe mendoj se qasja proaktive na ndihmon të dyja palëve. Palën e bashkisë për aq sa ka, si një nga 5-6 klientët e inceneratorëve dhe për gjithë dijeninë që ka, edhe palës së SPAK-ut për të mos u vonuar me “erdhi posta, u vonua posta”, por për të pasur të gjithë informacionin e nevojshëm.
Ndaj, besoj, në ditët e ardhshme do të kemi një dakordësi për orarin, unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë, edhe të mënyrës sesi ne, si një nga 5 (fillimisht) dhe tani 6 bashkitë, jemi klientë të inceneratorit, por edhe ku është diferenca mes letrës së Bankës Botërore dhe asaj që është një ofertë e pa kërkuar, dhe sesi disa personazhe mundohen t’i ngatërrojnë të dyja, por është e pa ngatërrueshme, është shumë e qartë", tha Veliaj për Report Tv.