AKTUALITET, 17 Janar 2025, 10:10

"Veliaj, xhepist i rëndomtë urbani”/ Protesta e opozitës te Bashkia e Tiranës nuk ndalet

"Veliaj, xhepist i rëndomtë urbani”/ Protesta e

Opozita do rikthehet sot të protestojë para bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion  Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ''5D'' si dhe tek inceneratori i Tiranës.

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklaruar se protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës dhe kundër Erion Veliajt nuk do të ndalet.

Këlliçi u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:00 para Bashkisë.

Ai nënvizon se Erion Veliaj nuk mund të amnistohet pasi do të mbahet mend si hajduti më banal dhe i paskrupullt në 34 vite demokraci.

Ndër të tjera thekson se, 200 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin e Tiranës dhe bandën 5D opozita dhe qytetarët nuk do t’ia falin kurrë.

“Protesta jonë nuk do ndalet! Nesër, e premte, datë 17 janar, le të ngremë zërin sërish për të 42 herë dhe t’u tregojmë mbarë shqiptarëve se kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, nuk mund të amnistohet!!!

Sado SPAK po lodhet ta trajtojë kolegun Erion si një xhepist të rëndomtë urbani, ai do mbahet mend në historinë e kryeqytetit tonë, si hajduti më banal dhe i paskrupullt i këtyre 34 viteve demokraci.

200 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin Tiranë dhe bandën 5D, NUK do t’i falim kurrë! Bashkë do i’a dalim”, shkruan Këlliçi.