TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në 7 orë që u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut dhe nga oficerët e BKH-së, mësohet se Erion Veliaj ka shkuar disa herë në banjo.
Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara mirë, mësohet se përveçse ka shkuar disa herë në tualet dhe ka kërkuar kafe për të rritur tensionin, Erion Veliaj është lagur gjatë momentit që është marrë në pyetje.
Më pas, kur ka dalë, tashmë është parë në media se si është deformuar kryebashkiaku i Tiranës, i cili vazhdon t’i quajë kolegë prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e BKH-së por, ndërkohë është lagur përpara tyre.
Pra, Erion Veliaj është lagur përpara atyre që i quan kolegë.
Mësohet se Veliaj është ndjerë shumë keq, pasi është zverdhur se i ka rënë tensioni, ka shkuar disa herë në tualet, ka patur probleme me sjelljen e tij pasi është përballur me fakte dhe prova të pakontestueshme të cilat tregojnë lidhjet e tij direkte dhe indirekte me aferën e inceneratorit të Tiranës, një kontratë korruptive për të cilën Bashkia e Tiranës ka përgjegjësi për monitorimin e saj dhe se Erion Veliaj është njeriu që jo vetëm ka ndikuar në shkatërrimin e saj por dhe ka ofruar strukturat e Bashkisë për të firmosur kontrata, të cilat kanë sjellë një aferë brenda aferës, që shkon 60 milionë euro, atë të dherave, para të cilat janë marrë nga qytetarët e Tiranës nëpërmjet kompanive të ndryshme të ndërtimit.
Veliaj është lagur. Tashmë thjesht duhet të presë të thahet. Koha vonon por nuk harron edhe për Erion Veliajn./ CNA