AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 22:08

Veliaj u la në burg! Mbështetësit bllokojnë hyrjen e GJKKO: Do përshëndesim kryetarin, forca Lali!

Veliaj u la në burg! Mbështetësit bllokojnë hyrjen e GJKKO:

Gjykata e Posaçme konfirmoi sot  masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliajn, kreun e Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë që ndryshoi masën e sigurisë për Ajola Xoxën, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës.

Pas vendimit, mbështetësit e Erion Veliajt u mblodhën para GJKKO-së, duke bllokuar hyrjen.

Ata thonë se duan të përshëndesin kryetarin e tyre dhe më pas do të largohe nga atje.

“Forca Lali”, dëgjohen të thonë mbështetësit.