TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama thotë se kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili dje u la në masën e sigurisë arrest me burg nuk është i pandehur.
Në komunikimin e tij në rubrikën “Sy më Sy” Rama tha se pa të dhe pa PS nuk do të ketë SPAK.
Kryeministri Edi Rama i qëndron sërish versionit të tij thënë gjatë këtyre ditëve se nuk ka prova për arrestimin e kryetarit te bashkise se Tiranes.
“Për të gjitha ata që thonë ç’pati Rama, u tërbua, iu vërsul SPAK, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama… Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS harrojeni SPAK, nuk kemi SPAK. Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Nuk do kishte as diskutohet, por as s’ka. Sepse bufi i kënetës e thotë, më jepni votën të shkrij SPAK”, tha Rama.
Edi Rama: Kam një pyetje, e dini ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokurori është e vetëdijshëm që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush që prokurori kërkon burg, kam prova dhe fillo gjyqin.
Pyetje a dytë që kam! A e doni që kryetari i bashkisë nuk është i pandehur. Pra vetëm prokuroi nuk mendon që nuk është gati të kërkojë hapjen e gjyqit, pasi nuk ka prova të mjaftueshme.
Statusi i Veliajt sot tregon këtë. Për të gjitha ata që thonë ç’pati Rama, u tërbua, iu vërsul SPAK, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama… Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS harrojeni SPAK, nuk kemi SPAK. Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Nuk do kishte as diskutohet, por as s’ka. Sepse bufi i kënetës e thotë, më jepni votën të shkrij SPAK.