AKTUALITET, 11 Prill 2024, 18:21

Veliaj reagon pas protestës së opozitës: Policët i ruajti Zoti…

Veliaj reagon pas protestës së opozitës: Policët i ruajti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë sot pas protestës që u mbajt para institucionit që ai drejton.  Ai i ka krahasuar skenat e sotme me ato të vitit të mbrapshtë të’97. Veliaj ka publikuar edhe pamjet e një efektivi policie që mbron kolegët nga shpërthimi i një flakadani.

“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda! Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend!

E drejta jote! Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin. Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es! Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve!”, shkruan Veliaj.