AKTUALITET, 30 Prill 2024, 19:03

Veliaj paraqitet në SPAK, Alibeaj: Inkurajojmë Prokurorinë e Posaçme të vijojë punën! Të vihen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e përfshirë në afera

Veliaj paraqitet në SPAK, Alibeaj: Inkurajojmë Prokurorinë e

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas paraqitjes prej më shumë se 7 orëshe të Erion Veliajt në SPAK, ku dha shpjegimet e tij në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj tha se inkurajon SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e incineratorëve.

“Përditë shqiptarët po shohin njerëzit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës të kalojnë orë të tëra brenda dyerve të SPAK-ut.

Sot ishte radha e kryebashkiakut të aferës korruptive të inceneratorëve dhe të 5D, Erjon Veliaj.

Edhe pse u mundua të fshihej pas propagandës bajate, përfshirja e tij në aferën e inceneratorëve është tashmë një çështje që po hetohet.

Inkurajojmë SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e incineratorëve por dhe në të gjithë çështjet që janë në hetim. Drejtësia do të vendosë, herët a vonë”, thuhet në reagimin e Alibeajt.