TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është mbledhur me urgjencë grupi parlamentar i PS.
Mbledhja po mbahet në Kryesinë e Kuvendit, nën drejtimin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, një orë nga nisja e seancës plenare, e cila sot pritet të diskutojë mbi problemet e qytetarëve të mbledhura në terren nga deputetët pas javës së gjelbër.
Mbledhja sakaq vjen pak orë pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, i cili është vënë sot në pranga, pas kërkesës së SPAK.
Veliaj u shoqërua nga oficerët e BKH nga Zyra e Bashkisë, në drejtorinë e policisë, e më pas në bllokun e sigurisë në paraburgim në Tiranë. Mësohet se Rama sot kishte planifikuar që të mbante takime në Shkodër, por ka anuluar gjithçka dhe është kthyer me urgjencë në Tiranë.