AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 17:25

Veliaj në GJKKO, mbështetësit mblidhen jashtë Gjykatës për të protestuar

Veliaj në GJKKO, mbështetësit mblidhen jashtë Gjykatës

Ndërsa vijon prej disa orësh seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Erion Veliajt, jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme kanë nisur të grumbullohen mbështetës të tij.

Të grumbulluar jashtë GJKKO, ata do të protestojnë për arrestimin e Veliajt.

Kujtojmë se kreu i bashkisë së Tiranës është arrestuar ditën e hënë me urdhër të SPAK.