AKTUALITET, 1 Maj 2024, 22:31

"Veliaj, i paduruar për të vajtur në SPAK! Po del fitimtar në sytë e publikut!"/ Mos i humbisni këto argumenta të Lorenc Vangjelit!

"Veliaj, i paduruar për të vajtur në SPAK! Po del fitimtar

Lorenc Vangjeli ka deklaruar se Erion Veliaj, pas paraqitjes shtatë orë në SPAK, ku u mor në pyetje për aferën e inceneratorit të Tiranës, është duke fituar në sytë e opinionit publik. 

Vangjeli, i ftuar në emisionin "Opinion", tha se Veliaj ka qenë i paduruar për të vajtur në SPAK, siç e tregon sipas tij edhe paraqitja një orë përpara orarit kur ishte thirrur. 

Më tej Vangjeli tha se Veliaj po bën një kontrast shumë të madh me kundërshtarët e tij, sigurisht për mirë. 

Pra shkurt, sipas Vangjelit, tani që vajti në SPAK, Veliaj është shumë më i fortë se përpara vajtjes në SPAK.  

Duke qenë se, këto argumenta të rralla, është shumë e vështirë t'i dëgjoni nga dikush tjetër, qoftë edhe nga brenda Bashkisë së Tiranës, ju ftojmë të lexoni çdo gërmë që ka nxjerrë nga goja Lorenc Vangjeli! 

"Qëndrimi i zotit Veliaj ishte befasues për mënyrën si e kemi parë. Nisur nga synimi i tij, ka bërë atë që duhet. Ka bërë kontrastin me kundërshtarët, të bëjë betejë politike. Po ta kuptosh, strategjia e tij ishte kurth, mes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë, një mënyrë mbrojtje e strukturuar për ta tërhequr betejën në rrafsh politik. U thotë "kolegë" prokurorëve, ndërkohë nga krahu tjetër i thonë organizatë kriminale.

Nuk mund të jetë koleg me SPAK-un, por ai kështu u thotë edhe pastrueseve, është pjesë e stilemës së tij, që unë nuk e pëlqej. Duke dashur të nënvizojë diferencën e madhe me kundërshtarët e tij. Nëse Berisha e quan organizatë kriminale, ky thotë nxis organizatën të shkojë më parë. Meta thotë nga burgu do t’i zhbëjë. Ky i konsideron kolegë që punojnë për të njëjtin qëllim.

Sot për momentin, SPAK varion në pëlqyeshmëri nga 70%-80%, shumica e shqiptarëve.

Veliaj fiton betejën te publiku. Pavarësisht, mënyrës se si ne e shohim, ky është thelbi. Shkon atje në SPAK me një këshilltar dhe shoqërues.

Padurimi për të vajtur, tentative njerëzore për të shmangur gardhin e fyerjes njerëzore. Kjo është betejë imazhi. Mbani mend kur vajti doktor Berisha, kishte një turmë që e brohoriste. Te qytetari i thjeshtë, sot në ditën e tij të vështirë, mua më ngjan se funksionoi.

Jam kundër sulmit të gazetarëve, edhe nëse do të ishin mëkatarë. Por, mënyra se si ai po lufton, siç ka shënjuar të gjithë pritshmëritë e publikut, urrejtjet dhe mospëlqimin, duke i evidentuar si armiq, të gjithë ata që ai sulmon, përfshirë edhe kolegët tanë, thellë thellë njerëzit mendojnë edhe këta njëlloj janë", tha Vangjeli.