AKTUALITET, 30 Prill 2024, 17:44

Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak, vazhdon të delirojë duke i quajtur prokurorët “kolegë”

Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak, vazhdon të

Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi qëndroi për gati 8 orë në SPAK, ku u pyet nga prokurorët, i është bashkuar mbledhjes online të Këshillit Bashkiak.

Ai u shpreh  se në mëngjes nuk u prit nga prokurorët, por “nga këta që mbushin stanet me lepuj dhe makina 100 mijë euro”, duke iu referuar disa protestuesve të opozitës. Po ashtu ai ka vijuar të delirojë, duke i quajtur prokurorët e SPAK, kolegë të tij.

“Sot në vend të më prisnin prokurorët, me pritën këta që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro. Pata një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar punën e bashkisë me dy kolegët. Pashë një organizatë të mençur, të stabilizuar”, tha Veliaj nga zyra e tij në bashkinë e Tiranës, ku jashtë pozita po mban një protestë.