AKTUALITET, 26 Dhjetor 2024, 14:22

Erion Veliaj del nga SPAK pas pesë orëve, e presin me thirrjen “hajdut”

Erion Veliaj del nga SPAK pas pesë orëve, e presin me thirrjen

Pas pesë orësh marrje në pyetje, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. 

Në dalje të godinës ai është përballur me thirrje kundër tij. "Hajdut, hajdut", kanë thirrur disa prej protestuesve. 

Veliaj nuk dha asnjë prononcim për mediat. 

Erion Veliaj, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Tiranës që prej vitit 2015, dhe më herët deputet dhe ministër, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë.

Hetimet, të drejtuara nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, përqendrohen në dyshime të arsyeshme se kryebashkiaku ka konsumuar elementë të veprës penale, duke përfituar në mënyrë të tërthortë përmes bizneseve të lidhura me familjarët e tij dhe biznesmenin Elman Abule.

Gjatë këtij muaji, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ka ushtruar kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.

Erion Veliaj del nga SPAK pas pesë orëve, e presin me thirrjen

Si pjesë e hetimeve, SPAK ka kontrolluar gjithashtu një apartament dhe një vilë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, biznesin e tij “Gogel Shpk” dhe kompaninë “Rametal Shpk”, në pronësi të biznesmenit Abule.

Abule është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për pastrim parash në vlera prej miliona eurosh dhe dyshohet se ka lidhje me krimin e organizuar.

Pas akteve të kontrollit të ndërmarra nga Byroja Kombëtare e Hetimit ndaj familjarëve të tij, Veliaj deklaroi se është i hapur ndaj çdo hetimi nga SPAK, ndërsa akuzoi median dhe opozitën për organizimin e një “gjyqi publik”.

Erion Veliaj del nga SPAK pas pesë orëve, e presin me thirrjen

Erion Veliaj del nga SPAK pas pesë orëve, e presin me thirrjen