TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 34-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën, vetëm 6 orë pasi kishte kryer një abort në Maternitetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku 34-vjeçarja Etleva Çullhaj, ishte paraqitur rreth orës 12:00 për të kryer një abort e më pas ishte larguar për në banesë. Por pas disa orësh të së njëjtës ditë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ishte transportuar sërish në Maternitetin e Elbasanit, ku dhe ka ndërruar jetë.
Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për dy mjekët të cilët asistuan në procedurën e abortit konkretisht mjekut gjinekolog Arben Paralloi 56 vjeç dhe Behar Gjevori 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Sipas mediave, burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se gruaja ka qenë e detyruar të kryej abort, pasi foshnjës në bark i kishte ndalur zemra. 34-vjeçarja ishte nënë e 2 fëmijëve dhe po priste fëmijën e tretë. Ajo banonte në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, dhe rrinte me qira në Elbasan pasi ishte me origjinë nga Tirana.
Ndërkohë bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të rrethanave që sollën komplikacione tek nëna e dy fëmijëve lindur në Tiranë dhe banuese në lagjen “5 maji “ në Elbasan.