TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri është evidentuar pasditen e kësaj të marte në një kodër të fshatit Somotinë, në njësinë administrative Proptisht, në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shkurre. Në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, përfaqësues të njësisë administrative, shërbimi pyjor si edhe banorë të zonës për të vënë nën kontroll situatën.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se era ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit. Deri në këto momente nuk dihet ende sipërfaqja totale e djegur.