AKTUALITET, 22 Janar 2026, 10:23

Vajza e Presidentit të SHBA/ Që prej ditës së djeshme në Vlorë, Ivanka Trump lë hotelin dhe niset drejt Zvërnecit. Viziton dhe Manastirin

Vajza e Presidentit të SHBA/ Që prej ditës së djeshme

Që prej ditës së djeshme, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA ndodhet në Shqipëri.

Bëhet me dije se Ivanka Trump ka lënë hotelin dhe është larguar drejt Zvërnecit.

Vizita e saj po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse do të ketë ndalesa të tjera apo takime gjatë ditës.

Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama konsuman një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum.

Midis tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

Më pas, Ivanka Trump është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit.