AKTUALITET, 15 Shkurt 2025, 15:43

Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes, arrestohet 29-vjeçari në Mirditë

Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish- bashkëshortes së tij, e cila ka shkuar në spital për mjekim më të specializuar.

Pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. U.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Policisë  Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin R. U, 29 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij 39 vjeçare, e cila ka marrë mjekim në spital.”, njofton policia.