AKTUALITET, 13 Shkurt 2026, 12:16

‘Unë dua një sfidë’, Rama zbulon bisedën me Sulën: Kush beson te vetja duhet ta vërë në provë çdo dyshim dhe paragjykim

‘Unë dua një sfidë’, Rama zbulon bisedën me

Kryeministri Edi Rama tha se pati një takim me Dashnor Sulën, i cili tanimë është Kryeinspektori i Përgjithshëm.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Sulën dhe ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, Rama deklaroi se Sula i kishte kërkuar një sfidë dhe iu përgjigj duke i thënë që të konkurronte për konkursin për kryeinspektor.

“Besoj që do jetë shumë e rëndësishme për të nesërmen, që nga pozita e kryenispektorit, të bëhen marrëveshje me univseristetet, që profesionalizimi të garantohet sipas çdo fushe, jo një që ka mbaruar agronomi, të bëjë inspektime për një fushë që nuk është e tij dhe anasjelltas. Vendosja në një kalendar e trajnimeve, e shoqëruar me një sistem bonusesh financiare, për t’i vlerësuar më të mirët, do jetë shtysë e mirë dhe një garanci, për të testuar përmbajtjen e burimeve njerëzore të inspektoriateve dhe si garanci.

Ne patëm një takim edhe ajo që u shtrua nga zoti Sula ishte, dua një sfidë dhe dua të më sfidosh dhe të të sfidoj. Unë i thashë filloje nga konkursi për kryeinspektor të përgithshëm. Kush beson te vetja dhe mundësia e një karriere, çdo dyshim dhe paragjykim duhet ta vërë në provë.

Rekrutimi i inspektorëve të jetë i garantuar për këdo, pavarësisht se nga vjen. Kjo është shumë e rëndësishme, nuk mund të jetë ndryshe nëse duam të kapim ato standarde për t’u futuar në BE. E dimë shumë mirë nga historia e vendeve, kanë hequr të zezat e ullirit me sigurinë ushqimore. Kroacia ka bërë punë titanike. Nuk është vetëm inspektimi, por inspektimi është kyç.", tha Rama.