TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka propozuar që Kuvendi të dalë me një deklaratë të përbashkët në lidhje me atë që po ndodh në Hagë me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai u shpreh se duhet të reagohet dhe të bëhet e qartë se populli shqiptar nuk mund të pranojë baltën ne hedhur mbi luftën çlirimtare të Popullit të Kosovës.
“Të ngarkojmë zotin Shehu dhe Hasani në komisionin e Politikës së jashtme, të përgatisim me urgjencë një deklaratë të Kuvendit për t’i bërë të qartë Hagës se Shqipëria dhe Shqiptarët, populli shqiptar nuk mund të pranojë baltën ne hedhur mbi luftën çlirimtare të Popullit të Kosovës.
Ti që i kë shërbyer gjithë jetën tënde Serbisë liro Foltoren”, tha ai.
Balla: Jemi sot në një seancë pak ditë nga një aktakuzë e turpshme e dhënë… pusho moj ti, pusho se le nam (i drejtohet Ina Zhupës)… 180 vite burg është kërkuar për ish drejtuesit e UCK, kërkesa është që Kuvendi të ndërpresë punimet menjëherë të ngarkojmë zotin Hasani dhe Shehu në komisionin e Politikës së Jashtme dhe të përgatisim me urgjencë një deklaratë që duhet të gëzojë mbështetjen e palëve për t’i bërë të qartë Hagës që populli shqiptar nuk pranon dot një baltë të tillë të hedhur kundër popullit shqiptarë.
Kjo deklaratë duhet të miratohet menjëherë, dhe ti që i ke shërbyer gjithë jetën tende Serbisë liroje atë foltore se le nam!