TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane arrestoi një 21-vjeçar shqiptar, banues në Terni, për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike. I riu qarkullonte në Terni me makinën e tij me 335 doza kokainë, gati për t'u shitur. Për të mos ngjallur dyshime, ai ka udhëtuar me makinë me të dashurën e tij, e cila ishte rreth 18 vjeçe.
Aksioni që kryesohej nga oficeri i policisë Marco Colurci, e befasoi shqiptarin në zonën e Euklidi, ndërsa ai sapo i kishte shitur dozën e radhës një klienti. Më pas, agjentët e Antidrogës kanë ndërhyrë duke ndaluar çiftin e dyshuar, teksa zbuluan edhe një blerës të dytë, informon media italiane.
Dozat e drogës do të kishin sjellë rreth 33500 euro fitim nëse do të shiteshin. Dy blerësit e identifikuar gjatë aksionit do hetohen në gjendje të lirë, teksa vijojnë hetimet për të zbërthyer celulën e trafikut, pasi shqiptari besohet se është pjesë e një organizate edhe më të madhe.