AKTUALITET, 13 Janar 2026, 15:57

U zhduk nga spitali i Durrësit, zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit! Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

U zhduk nga spitali i Durrësit, zbardhet dinamika e arratisjes së

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali Infektiv i Durrësit, ku do të kryente vizitat mjekësore.

Mësohet se për të kryer vizitat në spital bashkë me Ndocin ka qenë edhe një person tjetër i paraburgosur.

Në total për shoqërimin e tyre ishin 5 policë dhe 2 qëndronin në furgon poshtë spitalit. Në një moment, Ndoci ka kërkuar që të shkonte në tualet dhe është shoqëruar nga dy efektivë.

Sapo ka dalë nga tualeti, ai i ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit.