TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Kukësit ka arrestuar 5 persona, përfshirë 19-vjeçarin që u vetëplagos aksidentalisht ditën e djeshme.
Sipas burimeve zyrtare, në vijim të hetimeve, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në qytetin e Kukësit, ku dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht shtetasi B. P., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
– B. P., 19 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpêrthyese dhe i municionit”;
– S. C., 54 vjeç (pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja), A. G., 28 vjeç, M. S., 30 vjeç dhe F. A., 37 vjeç, të gjithë banues në Kukës, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 28 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.