AKTUALITET, 24 Dhjetor 2024, 16:55

U sulmua nga 4 persona, plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Greqi

U sulmua nga 4 persona, plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar

Një shqiptar është gjetur i plagosur rëndë mesditën e së martës në Varkizë.

50-vjeçari është sulmuar nga katër persona, të cilët kanë mundur të arratisen pasi e kanë goditur me thikë tre herë pas shpine.

Dy autorët ishin në një makinë dhe dy të tjerët në një motor. Sipas mediave greke, 50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.