TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e zhvilluar me dyer të mbyllura është zbuluar se kryetari i grupit, Gazment Bardhi ka akuzuar deputetët demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri se shpëtuan mandatin e Olta Xhaçkës.
Bardhi u shpreh se “amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup”. Në lidhje me këtë zhvillim, nënkryetarja e PD-së zyrtare Orjola Pampuri deklaroi se “Bardhi përfaqëson Rithemelimin e jo PD-në, ndaj vendimi i tij për shkarkim është nul”.
”Unë jam në PD që ka kryetar zotin Lulzim Basha. Zoti Bardhi më ka shkarkuar, ai jeton në një tjetër botë, është e drejta e tij. Kelvin, unë mund të të shkarkoj ty. Nuk shkarkohet me shumicë, shkarkohet me pozicion. Zoti Bardhi përfaqëson grupin parlamentar të Rithemelimit, unë jam në PD, nëse shkarkohem, shkarkohem nga forumet e PD-së. Bardhi ose ka qenë i çartur në atë moment. Patjetër që është nul, është njësoj sikur të dalë një përfaqësuese nga PL dhe të thotë që më ka shkarkuar. Ne nuk kemi mbështetur aspak Xhaçkën, ne kemi votuar kundër amnistisë të zyrtarëve të korruptuar.”, tha ajo.