TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq. I moshuari pas largimit nga jeta të bashkëshortes së tij jetonte i vetëm, pasi dy fëmijët e tij janë në emigracion prej vitesh në Greqi. Prej dy ditësh, që në datën 9 shkurt ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.
Kanë qenë banorë të fshatit ata që njoftuan më mosardhjen e tij në shtëpi, duke u shprehur se ai kurrë nuk largohej nga shtëpia. Me të marrë njoftimin ka nisur operacioni i kërkim shpëtimit nga MZSH bashkia Finiq.
Pas kërkimit prej dy ditësh mesditën e sotme me pjesëmarrje të banorëve të fshatit, policisë si dhe shërbimit zjarrfikës u gjet i pajetë trupi i të moshuarit. Trupi i tij u gjet në përroin e fshatit. Grupi zjarrfikës pasi u bë ekspertiza e vendit të ngjarjes nga eksperti i policisë së shtetit, e transportoi trupin deri tek rruga, për tek ambulanca për të vazhduar më tej me procedurat e tjera.
Sipas burimeve mësohet se vdekja e 91 vjeçarit dyshohet të ketë qenë natyrale. Nga kqyrja e kufomës mësohet se nuk kishte shënja dhune.