AKTUALITET, 5 Shkurt 2025, 11:59

U prangos sot/ Kush është anëtari i bandës së Niklës që njihet si ‘mjeshtri’ i arratisjeve nga burgu. Lidhja me atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

U prangos sot/ Kush është anëtari i bandës së

I njohur si ‘mjeshtri i arratisjeve’, anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula u vu në pranga në Tiranë, pas dy arratisjeve të bujshme në 2016 nga komisariati i Krujës dhe në 2022 nga burgu i Trevisos në Itali.

Arratisja e 30-vjeçarit shqiptar në qershor 2022 nga Italia bëri bujë për mënyrën e sofistikuar, pasi sharra me të cilën preu hekurat e qelisë i erdhi me dron dhe në gjithë këtë skemë, dyshohet se u ndihmua nga anëtarë të klanit mafioz Ndrangheta.

Jo vetëm nga Italia, por Edison Pula rezulton i dënuar edhe nga autoritetet shqiptare me 14 vite burg, për 6 vepra penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Profili i Edison Pulës:

Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës, i akuzuar për atentatin e dështuar me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjes në Larushk dhe për një sërë veprash të tjera penale. Ai u arratis edhe në vitin 2017 nga Policia në Fushë Krujë:

Edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve. Ai kapërceu murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur. Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën për të kapur 21-vjecarin.  Dy policët që e shoqëronin u treguan të pakujdesshëm dhe janë ndaluar me pas nga kolegët e tyre. Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.


Pula u prangos sëbashku me 8 anëtarë të tjerë të së njëjtës bandë. Sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj Gentjan Bejtjes në fshatin Larushk të Krujës.

Në 2022 është arratisur nga burgu i Trevisos. Në 10 qershor 2022 tre të dënuar me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit. Ata kanë mundur të arratisen pasi prenë hekurat e qelisë ku po vuanin dënimin dhe zbritën me çarçafë.

Edison Pula njihet edhe si “mjeshtër” i arratisjeve nga burgu

2016: – Edhe pse u arrestua dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve. Ai kapërceu murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur. Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

2022- Edison Pula, 27 vjeç është arratisur nga burgu i Trevisos në Itali mëngjesin e djeshëm. Ai u arratis nga burgu bashkë me 2 shokët e tij, por këta të fundit u arrestuan nga Policia.