AKTUALITET, 7 Shkurt 2025, 17:59

U plagos me thikë nga dy persona të maskuar, zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit

U plagos me thikë nga dy persona të maskuar, zbardhet dëshmia e

Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja në Korçë, ku një i ri është sulmuar nga dy persona ende të paidentifikuar.

I riu është paraqitur në spital, ndërsa në dëshminë tij dhënë për uniformat blu ai ka deklaruar se personat kanë qenë me kapuç dhe nuk ka mundur t’i identifikojë.

“Rreth orës 17:10,  shtetasi K.R., 29 vjeç,  ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga  dy shtetas ende  të  paidetifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit/ve”, sqaroi policia.