AKTUALITET, 23 Janar 2026, 10:07

U përplas me kamionin/ Aksident tragjik në Itali, ja kush është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën

U përplas me kamionin/ Aksident tragjik në Itali, ja kush

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, 20 vjeç, nga Lezha banues në Itali.

Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.

Shkak i aksidentit ishte një përplasje e fortë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga i riu shqiptar.

Përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, ndërsa pas ngjarjes rruga u mbyll për disa orë, duke shkaktuar trafik dhe kaos të madh në zonë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.