AKTUALITET, 24 Prill 2024, 16:26

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 autorët e dyshuar (Detajet)

U përfshinë në një konflikt në Kukës,

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur më 22 prill, janë vetëdorëzuar.

“Policia e Kukësit ka vijuar veprimet procedurale dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur në rrugë, më datë 22.04.2024, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë konflikt.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë, vetëdorëzohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për këtë rast.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”’, thuhet në njoftim.