TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Piktori i njohur, Ali Oseku ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare ditën e djeshme (2 mars), pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Sot në Akademinë e Arteve në nder të piktorit mbahen homazhe.
Familjarët, miq dhe dashamirës kanë nderuar figurën e piktorit, ndërsa homazhet do të mbahen deri në orën 14:00.
Oseku njihet si një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit. Fatkeqësisht ai nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.



