AKTUALITET, 27 Nëntor 2024, 13:50

U la i lirë nga GJKKO, Sali Berisha rikthehet në selinë blu pas gati 11 muajsh

U la i lirë nga GJKKO, Sali Berisha rikthehet në selinë blu pas

Kreu i PD-së, Sali Berisha është rikthyer në selinë blu pas gati 11 muajsh. Ish-kryeministri Berisha mbërriti në godinën e PD-së pasi GJKKO revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Sali Berisha u prit me brohorima nga mbështetësit e tij në selinë blu.

GJKKO mori sot vendimin për të liruar kreun e PD-së që ndodhej në arrest shtëpie prej datës 30 Dhjetor 2023.