TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për babë e bir që u kapën me kanabis në Krujë. Gjykata e Krujës ka dhënë arrest në shtëpi për Halit Kanin dhe masën e arrestit me burg për Sefer Kani.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare të 2 shtetasve të arrestuar.