TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër persona janë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në një lokal në Korçë. Si pasojë, ata janë arrestuar, ndërsa, pronari i lokalit po procedohet penalisht.
Gjithashtu, të arrestuarve u janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 5 celularë, tavolina e lojës dhe zaret.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaret”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
U kapën në flagrancë në një lokal, duke luajtur lojëra fati, arrestohen 4 shtetas.
Procedohet penalisht pronari i lokalit, pasi kishte përshtatur ambientet e këtij subjekti, për lojëra fati.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 5 celularë, tavolina e lojës dhe zaret.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Zaret”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Q., 31 vjeç, Z. L., 52 vjeç, E. M., 38 vjeç dhe E. M., 41 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 58 vjeç.
Gjatë operacionit, 4 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke luajtur, me zare, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D., në lagjen nr. 8 Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.