AKTUALITET, 5 Prill 2024, 18:36

U kap mat teksa i shiste kokainë një personi, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap mat teksa i shiste kokainë një personi, arrestohet i riu

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë në Terni della Finanza. I riu u kap teksa po i shiste kokainë një personi.

Gjatë kontrollit që u bë në shtëpinë e shqiptarit, u gjetën 103 gramë kokainë dhe 3485 euro që dyshohet se vinin si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në banesë, dy celularë, një tabletë, dy peshore precize dhe material ambalazhimi për lëndën narkotike. I riu u dërgua në paraburgim në ndjekje të procedurave penale ndaj tij.