TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pesë ditë më parë, policia italiane ndoqi dhe kapi një shqiptar që ishte përfshirë në një rrjet narkotrafiku të organizuar dhe që transportonte sasi të mëdha droge në rajonin e Teramos dhe Abruzzo.
43-vjeçari u kap fillimisht në makinën e tij, pas dyshimeve dhe ndjekjeve se posedonte lëndë narkotike, por ajo që do zbulonin më tej agjentët i la pa fjalë.
Pasi kontrolluan shtëpinë e tij, brenda garazhit dhe gjithashtu në kopshtin e godinës, u gjetën sasi të konsiderueshme drogash të forta.
Mbi 100 kg kokainë, hashash, heroinë dhe lloje të tjera, gati për hedhjen e tyre në treg.
Konkretisht ishin mbi 70 kg hashash që u gjet e fshehur në garazh, afërsisht 30 kg kokainë e sistemuar nëpërmjet groposjes në kopsht dhe mbi 3 kg heroinë.
Shqiptari jetonte prej vitesh ën zonën e Nereto, në një shtëpi private.
Një qendër e vërtetë droge u zbulua në shtëpinë e tij, me hashash dhe heroinë të fshehur në një dhomë të përdorur si depo mjetesh, ndërsa një pjesë e kokainës ishte fshehur në fuçi metalike (foto poshtë) të groposura në kopsht, informon media italiane (Video këtu).
Sipas prokurorisë, droga ishte gati për t’u shitur palëve të treta. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë prerëse, peshore dhe peshore dixhitale, një makinë paketimi me vakum, një presë hidraulike dhe materiale paketimi për drogë.