AKTUALITET, 29 Nëntor 2024, 13:52

U gjet në kotecin e pulave/ Hajdut “me terezi”, arrestohet skifteri që futej nëpër shtëpi: Hante, lahej… dhe vidhte

U gjet në kotecin e pulave/ Hajdut “me terezi”, arrestohet

Autoritetet policore greke kanë vënë në pranga hajdutin i cili prej rreth një muaji hynte në shtëpi, hante, lahej dhe vidhte në Almyri Corinthia në Lutraki.

Paraditen e së premtes u bë arrestimi i hajdutit, i cili kishte hyrë në qindra shtëpi pushimi dhe banesa të në Lutraki së fundmi, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët.

Në orët e para të së shtunës, burri i moshës rreth 35-40 vjeç është pikasur nga policia dhe pasi e kanë vënë në ndjeke, e kanë arrestuar teksa fshihej në një kotec pulash.